Gazeta Si - Një lokal është përfshirë nga flakët në zonën e Brrylit në kryeqytet mbrëmjen e të të mërkurës.
Zjarri është përhapur edhe në një lokal tjetër ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses zjarri është fikur, por dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave.
“Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.