Nga Gazeta ‘Si’-Një ish depozitë e naftës bruto me kapacitet prej 10 mijë metër kub ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në qytetin e Ballshit.
Raportohet se në të kishte ende mbetje të naftës bruto. Sipas burimeve shkak për rënien e zjarrit është bërë një grup që po punonte për shkatërrimin e depozitave të vjetra, pajisjet e të cilëve kanë rënë në kontakt me mbetjet e naftës bruto dhe gazrave duke bërë që këto të fundit të shpërthejnë.
Sakaq, raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima ose të plagosur.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.