Ngjarje

Performuesit në grevë, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ‘në rrezik’

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike është në rrezik pas një proteste dhe aksioni të mundshëm për grevë nga më shumë se 200 kërcimtarë që do të marrin pjesë në ceremoninë e së premtes. "Negociatat janë duke u zhvilluar, por ka ende një njoftim se mund të zhvillohet grevë pikërisht ditën e ceremonisë", tha Lucie Sorin, një delegate për sindikatat.

Të hënën, rreth 220 kërcimtarë ndaluan provat përgjatë brigjeve të lumit Senë, ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes, për të protestuar ndaj pabarazive në paga dhe kushtet e strehimit midis kërcimtarëve.

“Ceremonia është në një farë mënyre në rrezik. Por kjo do të varet nga solidariteti sepse greva është një vendim individual”, u shpreh Sorin. Ajo tha se kërcimtarët po negocionin me organizatorët e Paris 2024 dhe punëdhënësit e tyre për të marrë paga më të larta dhe një shumë parash për interpretuesit më të pasigurt në performancë.

Ceremonia e hapjes së këtij viti do të jetë e para e mbajtur ndonjëherë në një lumë. Rreth 104 000 njerëz në stendat e lumit Senë do të shikojnë evenimentin. Për vite me radhë, zyrtarët francezë ishin mburrur se rreth 600 000 njerëz do të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes, por ky numër është ulur për shkak të shqetësimeve të sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë