Politike

Përforcohet siguria rreth Kryeministrisë, hiqet skela në derën kryesore

Masat e sigurisë përpara dhe përreth godinës së Kryeministrisë janë përforcuar. Një perimetër sigurie me barriera hekuri është vendosur përgjatë orëve të natës, ndërkohë që skela që qëndronte në hyrjen kryesore është hequr.

Forca të tjera të policisë janë grumbulluar përreth godinës, duke zëvendësuar njësitë e përforcuara që qëndruan aty përgjatë gjithë natës.

Ndërkohë, mbështetësit e para të opozitës nga rrethet kanë mbërritur rreth orës 09:30. Këtë herë mësohet se udhëtim të organizuar nuk ka patur në disa rrethe. Nga Mati, Bulqiza dhe Korça kanë munguar autobusët, duke e lënë udhëtimin dhe pjesëmarrjen të organizuar privatisht qytetarëve.

Partia Demokratike ka bërë kërkesë për leje 48 orëshe të protestës, e cila nëse do të realizohet do të prishte festimet e shtyra të Ditës së Verës të parashikuara nga Bashkia e Tiranës. Kërkesa është refuzuar nga ana e Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë