Drejtësia

Përfituan tokë me ndihmë të zyrtarëve, sekuestrohen prona me vlerë 13 mln euro në Lezhë

Gazeta Si – SPAK ka sekuestruar 4 prona në Lezhë me vlerë 13 milionë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj disa personave, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me zyrtarë shtetërorë, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare të Lezhës.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për të vendosur sekuestrot, por nuk dihet se kujt i përkasin.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.29, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, – thuhet në njoftim.

Është vendosur masa e sekuestros për:

Pasurinë e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 8000 m2, Ishull Lezhë.

Pasurinë e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 1148 m2, Ishull Lezhë.

Pasurinë e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 27,009.80 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.

Pasurinë e paluajtshme lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 30,663.70 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë