Nga Gazeta Si- Ardi Gjuzi 63 vjeç, pronar i një agjencie udhëtimesh është arrestuar nga policia e Tiranës i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nën hetim është vendosur dhe bashkëshortja e tij, E. Gj., 51 vjeçe, për të njëjtat veprat penale.
Pronari i agjencisë dhe gruaja e tij dyshohet të kenë përfituar rreth 17.000 euro nga mashtrimi i vazhdueshëm i klientëve në agjencinë turistike.
Hetimet ka nisur prej disa javësh, pas disa denoncimeve në seri nga disa qytetarë.
Çifti i bashkëshortëve dyshohet t’iu kenë marrë klientëve para për rezervimet e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por në të vërtetë këto kanë qenë fiktive pasi nuk është kryer asnjë prenotim nga ana e agjencisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



