Ka ndodhur

Përfitoi mbi 10 milionë lekë përmes mashtrimit, arrestohet pas 7 vitesh në Itali

Gazeta Si – Një 54 vjeçar është arrestuar në Itali, pasi përmes mashtrimit i ka vjedhur një shtetasi 10 milionë lekë të reja.

Renato Numani, 54 vjeç nga Fieri është i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ngjarja kishte ndodhur në në vitin 2015 ndërsa Numani prej vitesh fshihej në Bergamo të Italisë ku jetonte me familjen e tij.

Operacioni policor ndërkombëtar i arrestimit të tij u kodua “BERGAMO” dhe u ndërmor nga FAST Albania dhe FAST Italia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë