Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata Penale e Parisit shpalli fajtor për konspiracion kriminal ish-presidentin Nicolas Sarkozy.
Dënimi u dha në kuadër të gjyqit të zhvilluar ndaj ish-presidentit për financimin të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 me fonde nga qeveria e ish-udhëheqësit libian, Muamar Gadafi.
Sarkozy u lirua nga akuzat e tjera, përfshirë ato për përvetësimin e fondeve dhe korrupsion.
Vendimi, i cili nuk është zbardhur ende i plotë është i një përballjeje të gjatë gjyqësore të Sarkozy me sistemin e drejtësisë.
Ish-presidenti, që drejtoi Francën nga viti 2007 deri në vitin 2012, është dënuar më parë në dy raste të ndara dhe ka humbur dekoratën më të lartë të shtetit francez.
Prokurorët pretenduan se Sarkozy dhe ndihmësit e tij kanë hartuar një pakt me Gadafin në vitin 2005, duke i premtuar këtij të fundit ndihmë për rivendosjen e imazhit ndërkombëtar, në këmbim të financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2007.
Në total, 11 persona të tjerë janë akuzuar në këtë çështje, mes tyre ish-ministra dhe drejtues të lartë të fushatës së Sarkozisë, të cilët i kanë mohuar akuzat.
“Do të duhet aq kohë sa të duhet, por unë do të luftoj deri në fund për të vërtetuar pafajësinë time,” ka deklaruar Sarkozy për gazetën Le Figaro.
Një president mes gjykatës dhe politikës
Kjo nuk është përballja e parë e Sarkozy-së me drejtësinë. Ai është dënuar më parë për korrupsion dhe për financim të paligjshëm të fushatës në çështjen e njohur si “afera Bygmalion”. Përveç pasojave ligjore, dënimet i kanë kushtuar edhe humbjen e dekoratës së Legjionit të Nderit.
Midis janarit dhe majit, ish-kreu i shtetit duhej të mbante një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës, një dënim i paprecedentë për një ish-president. Ai ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Megjithatë, ish-presidenti mbetet një figurë me ndikim në të djathtën franceze dhe vijon të ketë kontakte të rregullta me presidentin aktual Emmanuel Macron, duke ruajtur një profil aktiv në politikën franceze. Rregullat e çmimit të Legjionit të Nderit nënkuptonin se revokimi ishte i pritshëm.// Euronews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



