Ka ndodhur

Përfitoi 27 mijë euro përmes falsifikimit të dokumenteve, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si - Një punonjës i një kompanie që kryente depozita të ndryshme bankare në Tiranë, është arrestuar, pasi është zbuluar se vidhte paratë e qytetarëve.

Policia tha se në pranga ka rënë R.A., 34 vjeç banues në Shkodër, i akuzuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe falsifikim të vulave, stampave ose formularëve.

34-vjeçari nuk depozitonte shumat e parave që i jepnin qytetarët, por shumë më të vogla në vlerë. Nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 27 mijë Euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur mandate të dyshuara të falsifikuara. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë