Motosport

Perfeksionisti Bezzecchi në San Marino, pas ‘pole position’ fitoi edhe Sprint-in

Nga Gazeta Si – Piloti i Aprilia-s triumfoi përpara Alex Marquez dhe Di Giannantonio-s. Sprint-i në  San Marino këtë herë nuk ishte një llogari mes vëllezërve Marquez.

Në Misano festoon Marco Bezzecchi. Pasi vendosi “pole position” në cirkuitin që mban emrin e Marco Simoncelli-t, arriti fitoren e parë të sezonit.

Mes vëllezërve fitoi Alex, përpara Fabio Di Giannantonio-s. Zhgënjeu Marc: Leader-i i klasifikimit të pilorëve u rrëzua kur ishte në kryesim.

Për tu harruar dita e Lenovo Ducati-t që u kompletua nga vendi i 13 i Francesco Bagnaia-s. Më herët Misano pa heroin e shtëpisë në “pole position”, sërish falë Marco Bezzecchi-t (Aprilia Racing).

Italiani vendosi kohën 1’30”134 në xhiron e parafundit duke lënë pas Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) me vetëm 0.088”.

Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) dhe kryesuesi i klasifikimit, Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) plotësojnë kuartetin e parë.

Morbidelli do të niset nga vendi 5 përpara Luca Marini (Honda HRC Castrol) në të 6 – rezultati më i mirë personal në Provat Zyrtre me HRC.

Di Giannantonio ndjek në rradhën e 3 dhe në vendin e 7 përpara Bagnaia-s dhe Acosta-s. Aldeguer vetëm 0.4” nga “pole” nuk u rendit më mirë se vendi i 10. Ndërsa Martin e ndjek nga pozicioni i 11.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë