Gazeta Si – Ka ndodhur gjithçka në kualifikueset e garës së Majemit. Piloti meksikan i Red Bull-it ka shfrytëzuar flamurin e kuq në fund dhe ka regjistruar kohën më të mirë në Florida.
That's one tasty looking grid for Sunday 😋#MiamiGP #F1 pic.twitter.com/p0sGFaNHmS
— Formula 1 (@F1) May 6, 2023
Një ‘dhuratë’ në fakt për Serxho Perez nga Sharl Leklerk, i cili u përplas me murin në fundin e sesionit, duke bërë që kualifikueset të mbyllen para kohe për shkak të flamurit të kuq.
Meksikani do të zërë pozicionin e parë në rreshtim, përpara Aston Martin të Fernando Alonsos. Në rreshtin e dytë do të jenë Sainz dhe Magnusen, kurse Leklerk do të niset nga pozicioni i 7-të.
SERGIO PEREZ TAKES POLE IN MIAMI!!! 🇺🇸#MiamiGP #F1 pic.twitter.com/iXnmTPLECx
— Formula 1 (@F1) May 6, 2023
Nuk ishin kualifikuese me fat për kampionin Maks Vershtapen, i cili do të niset nga vendi i 9-të. Ljuis Hemilton doli jashtë dhe nuk mundi të shkonte në sesionin e tretë të kualifikueseve. Anglezi i Mercedesit e fillon garën nga vendi i 13-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



