Motosport

Perez i pari ditën e fundit të testeve zyrtare, Aston Martin i mahnit të gjithë

Gazeta Si – Ka përfunduar programi i provave në cirkuitin e Sakhirit, ku javën e ardhshme do të startojë Botërori 2023 në Formula 1. Ferrari në ndjekje të Red Bull-it.

Serxhio Perez e ka mbyllur para të gjithëve ditën e tretë dhe të fundit të testeve zyrtare të F.1 në Bahrein. Në këto teste Red Bull-i e ka mundur Ferrarin. Leklerk dhe Sainz kanë dalë pak më shumë se 7/10-at nga meksikani.

Një diferencë e rëndësishme, por kuptohet që ka shumë faktorë që kanë ndikuar, para së gjithash fakti që dy pilotët e Ferrarit nuk tentuan për kohën gjata fazave optimale të ditës, siç bëri Perez, i cili realizoi kohën 1:30.305.

Në klasifikimin e kohëve në ditën e fundit të testeve shihet Ljuis Hemilton +0.359 dhe Valteri Botas +0.522. Ka mahnitur përsëri Aston Martin. Fernando Alonso ka provuar gomat e mesme, që pritet të përdoren edhe në garë javën e ardhshme. Ai pati një rendiment kostant të jashtëzakonshëm.

Janë detaje që e bëjnë të shpresojë skuderinë britanike në prag të Botërorit. Sa vjen dhe rritet kureshtja për të parë makinat në garën e parë zyrtare të 2023-shit.

Kohët më të mira të ditës së 3-të
Serxhio Perez (Red Bull) 1:30.305
Ljuis Hemilton (Mercedes) +0.359
Valteri Botas (Alfa Romeo) +0.522
Charl Leklerk (Ferrari) +0.719
Karlos Sainz (Ferrari) +0.731
Juki Tsunoda (AlphaTauri)
Kevin Magnusen (Has)
Xhorxh Rasëll (Mercedes)
Fernando Alonso (Aston Martin)
Felipe Drugoviç (Aston Martin)
Lando Norris (MekLaren)
Pierr Gasli (AlfaTauri)
Aleksander Albon (Uilliams)
Esteban Okon (Alpine)
Niko Hulkenberg (Has)
Oskar Piastri (MekLaren)
Nik De Vries (AlfaTauri)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë