Gazeta Si – Një 33-vjeçare me iniciale J.M., është arrestuar, pasi në bashkëpunim me një 35-vjeçare me iniciale M.M kanë përdoruar të dhëna kartash bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga qytetarë të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.
Nga hetimet, rezulton se 33-vjeçarja ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet.
Gjatë kontrollit fizik në banesat e dy qytetareve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Dy telefona celular të markës iPhone;
– Karta të ndryshme;
– Dokumente dhe fatura të ndryshme bankare.
Po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




