Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama iu bëri sërish thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN-në për të lundruar në TikTok pasi ajo është shkak rreziku për vjedhjen e të dhënave personale.
Rama shtoi se të përdorësh VPN do të thotë të ndash me të tjerët password ose të dhënat dhe e quajti përdorimin e saj një ‘turp të madh’.
“Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave.
Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët passwordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por është çështja Tik Tik në mënyrën si shërbehet në Shqipëri është shumë i rrezikshëm”, u përgjigj ai.
Edhe ekspertë të IT-së, në komunikim me Gazetasi.al theksuan më herët se aksesimi i platformës me VPN vjen me disa risqe.
VPN redukton shpejtësinë e lundrimit në internet dhe mund t’ju ekspozojë ndaj sulmeve të të dhënave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.