Treg

Përdorimi i telefonatave dhe SMS-ve në rënie/ Shqiptarët përdorin mesatarisht 6.5 GB internet në muaj

Shqiptarët përdorën 42 mln gigabyte gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021, me 57% rritje më shumë nga e njëjta periudhe e 2020-s.

Mesatarisht çdo përdorues shpenzoi 6.8 GB internet në muaj. Sipas AKEP, në fund të vitit të kaluar u raportuan 2.06 milionë përdorues të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare, në rritje me 2.9% krahasuar me fundin e vitin 2020.

Ndërkohë, volumi i thirrjeve telefonike drejtëpërdrejtë në rrjetet celulare ra me 3.4% dhe numri i mesazheve SMS me 8.5%, nga tremujori i fundit i 2020-s.

Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, 2022-shi pritet të hapë frekuencat e 5G-së për vendin tonë, me një shpejtësi 10 herë më të lartë se 4G.

Sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, që u miratua në mars të vitit të kaluar, brezi 694-790 MHz, do të kalojë përfundimisht nën administrimin e AKEP duke filluar nga 30 qershori 2022 dhe jo nga kompanitë.

Po këtë vit, do të ulen dhe agjencitë e telekomunikacionit që operojnë në Shqipëri, pas blerjes së Albtelecom dhe One nga një kompani hunagreze.

Një nga arsyet që Autoriteti i Konkurrencës i hapi rrugën këtij transaksioni ishte vështirësia e ALBtelecom për të mbijetuar në tregun celular, mbështetur në performancën e vazhdueshme negative financiare, që nga fillimi i aktivitetit të saj në këtë treg. Pritet se bashkimi dhe krijimi i një operatori më të madh mund të rrisë eficiencën e operatorëve dhe të shtojë kapacitetet investuese, sidomos në optikën e kalimit të afërt në teknologjinë e re 5G


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë