Sasia e anestezisë që kërkon një pacient gjatë një operacioni mund të reduktohet nëse ai mban kufje të realitetit virtual (VR) gjatë procedurës.
Të qenit i zhytur në një botë tjetër me anë të syzeve VR ndërsa jeni në sallën e operacionit është zbuluar se redukton dhimbjen dhe ankthin duke bërë që të ulet sasia e anestezisë që i duhet një pacienti.
Shkencëtarët në Qendrën Mjekësore Beth Israel Deaconess në Massachusetts, SHBA studiuan përgjigjet e pacientëve që mbanin kufje ndërsa i nënshtroheshin një operacioni në dorë.
Edhe pse ata ishin në gjendje të kërkonin një qetësues në çdo kohë gjatë procedurës, grupi përfundoi duke marrë doza më të ulëta se një grup kontrolli që nuk përdori VR.
Ata kaluan gjithashtu një kohë më të shkurtër në njësinë e kujdesit pas anestezisë dhe raportuan të njëjtin nivel kënaqësie si grupi i kontrollit.
Shpresohet se këto gjetje mund të zvogëlojnë rastet ku jepet një sasi më e madhe sesa duhet anestezie dhe efektet e dëmshme anësore të saj, në të ardhmen.
Autori dhe anestezisti Brian P. O’Gara tha se realiteti virtual ndihmon pacientët që kanë dhimbje ose ankth nëpërmjet ofrimit të një përvoje të aftë për të shpërqendruar mendjen nga ndjesi që lidhen me kryerjen e operacionit.
Për këtë studim, të publikuar në PLOS ONE, mjekët synuan të zbulonin nëse “zhytja” në VR uli dozën e qetësuesit të kërkuar gjatë operacionit të dorës, pa ndikuar negativisht në gjithë procedurën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




