Teknologji dhe Inovacion

Përdorimi i internetit ndër shqiptarë, informacione rreth produkteve

Shqiptarët e përdorin internetin më së shumti për tu informuar rreth mallrave dhe shërbimeve të mundshme që mund ti blejnë.

Sipas INSTAT, kjo kategori zë 50,2 % të përdoruesve të internetit. Pjesa tjetër e përdorin për marrjen ose dërgimin e email (32,5 %) dhe për të parë filma në internet (live ose të ruajtura online 38,2 %).

Të dhënat tregojnë se Blerjet “online” konkrete janë kryer nga 10,1 % e popullsisë së grupmoshës 16 - 74 vjeç në 12 muajt e fundit, nga momenti i kryerjes së intervistës.
Ndër blerjet “online”, produktet/shërbimet që zënë peshën më të madhe janë pajisjet sportive, veshje 82,6 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2018 me 4,0 pikë përqindje.

Kurse grupmosha e personave që përdorin më shumë internetin në 26,1% është ajo mes 25 dhe 34 vjeç.

Në lidhje me shërbimet e qeverisjes, ka një përqindje më të ulët të përdorimit të internetit.

E-qeverisjen shqiptarët e përdorin kryesisht për marrjen e informacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë