Mary Poppins nuk është më një film i përshtatshëm për të gjitha moshat. Nuk është as një film i destinuar për fëmijë. Në Britaninë e Madhe, në fakt, klasifikimi i tij ka ndryshuar nga "film për të gjithë" në "film për fëmijë nën 12 vjeç por vetëm nëse shoqërohet nga një i rritur". Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit (BBFC), 60 vjet pas publikimit të filmit të famshëm, ka shtrënguar klasifikimin e moshës me arsyetimin se ai përmban "gjuhë diskriminuese" dhe për këtë arsye nuk rekomandohet që ta shohin fëmijë të pashoqëruar.
Dhe cila është arsyeja pse fëmijët duhet të mbikëqyren, ndërkohë që ata mrekullohen nga bëmat fantastike të dados që luan Julie Andrews?
Fjala “Hottentots”, një term racor, qe përdoret për t’iu referuar popujve Khoikhoi të Afrikës së Jugut dhe Namibisë, përmendet dy herë gjatë filmit, veçanërisht nga Admirali kur gjendet përballë dy protagonistëve të vegjël me fytyrat e tyre të ndotura.
Termi, me sa duket, është fyes dhe madje ka potencialin për t’i ekspozuar fëmijët ndaj një gjuhe ose sjelljeje diskriminuese që mund t’u duket stresuese ose e përsëritur pa e kuptuar potencialin e tij për ofendim.
“Megjithëse Mary Poppins ka një kontekst historik, përdorimi i gjuhës diskriminuese nuk dënohet dhe në fund i tejkalon udhëzimet tona për një gjuhë të pranueshme në nivelin “për të gjithë””, u tha në njoftimin e Këshillit, ku shtohet se prandaj është vlerësuar se filmi duhet të ndiqet nga ‘fëmijë të shoqëruar’ për shkak të gjuhës diskriminuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.