Ka ndodhur

Përdoreshin nga bizneset, policia liron ambientet e Pallatit të Kulturës në Bulqizë

Gazeta Si – Ambientet e Pallatit të Kulturës së Bulqizës, të cilat përdoreshin nga disa biznese me qira, janë liruar këtë të premte nga policia.

Për të bërë të mundur lirimin e tyre, kanë qenë të pranishëm edhe forca të FNSH-së së Shkodrës, edhe pse gjatë ndërhyrjes nuk pati rezistencë.

Edhe pse bashkia Bulqizë kishte njoftuar rreth një muaj më parë pronarët  e lokaleve për lirimin e ambienteve, të cilat përdoreshin për biznes, pronarët që ushtronin aktivitetin nuk kishin nisur të largoheshin.

Aksioni për lirimin e ambienteve filloi në orën 04.30 të mëngjesit. Një prej pronarëve që kishte biznesin me qira është ankuar, duke pretenduar për njoftimin e tij me vonesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë