Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2024 iu akordua tre shkencëtarëve të cilët përdorën inteligjencën artificiale për të çkoduar thuajse të gjitha proteinat e njohura, që konsiderohen si “pajisjet kimike të jetës”. Çmimi u fitua nga David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper, për ndërtimin e një modeli të inteligjencës artificiale për të parashikuar strukturat e ndërlikuara të proteinave, një problem që kishte mbetur i pazgjidhur prej 50 vitesh.
“Potenciali i këtij zbulimi është i jashtëzakonshëm”, thuhet në deklaratën e komitetit të Nobel-it ku u zbuluan edhe fituesit, të cilët përveç vlerësimeve morën edhe 1 milion dollarë shpërblim.
Proteinat, që janë molekula aminoacidesh, konsiderohen si “blloqet ndërtuese” të jetës. Ato ndihmojnë në krijimin e ajrit, lëkurës dhe qelizave. Ato gjithashtu lexojnë, kopjojnë dhe riparojnë ADN-në e njeriut, si dhe ndihmojnë për lëvizjen e oksigjenit në gjak.
Programi i krijuar nga shkencëtarët është përdorur tashmë nga të paktën 2 milionë kërkues në të gjithë botën. Ai shërben si një “Google search” për strukturën e proteinave, duke siguruar informacion të menjëhershëm mbi to.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.