Nga Gazeta Si- Greqia i kërkon Shqipërisë kapjen e përdhunuesit së shtetas greke që fshihet që fshihet në vendin tonë.
Mediat greke bëjnë publike se Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodhorikakos zhvilloi këtë të hënë një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Blendi Çuçi.
“Z. Theodorikakos kërkoi nga ministri shqiptar mobilizimin maksimal të mundshëm të organeve të sigurisë për gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit të akuzuar për përdhunimin e një vajze në Paleo Faliro, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të organeve të akuzës së të dy vendeve”, shkruajnë mediat në Greqi.
45-vjeçari shtetas shqiptar është larguar nga shteti grek përmes pikës kufitare të Kakavijës në Shqipëri më 27 tetor. Që prej asaj dite shqiptari është në kërkim nga policia greke, për akuzën e përdhunimit. Ai është identifikuar falë tatuazhit që ka në dorën e djathtë.
34-vjeçarja ka denoncuar 45-vjeçarin për përdhunim në një stacion autobusi në orët e para të së dielës në zonën e Paleo Faliros. Sulm seksual – në të njëjtën zonë – u raportua nga një grua tjetër, me një video si provë në dorën e policisë.
Mediat greke, duke cituar zëdhënësin e Policisë shqiptare, theksojnë se autoritet policore shqiptare kanë kërkimet dhe po kryejnë kontrolle për gjetjen dhe arrestimin e të akuzuarve, porse deri tani nuk ka rezultat konkret.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




