Drejtësia

Përdhunoi vajzën prej 16 vitesh, Apeli lë në fuqi dënimin me 15 vite burg për babain-monstër

Gjykata e Apelit në Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët për Qirjako Nakuçin, i dënuar me 15 vjet burg për abuzim seksual ndaj të bijës.

Ngjarja e rëndë u bë publike në vitin 2018, atëherë kur vajza denoncoi në polici abuzimin që i bëhej prej 16 vitesh nga i ati.

Denoncimi në polici u bë kur ajo ishte 25-vjeçe dhe e reja tregoi se gjithçka kishte nisur kur prindërit ishin ndarë në vitin 2002, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Ajo rrëfeu në polici se në moshën 19-vjeçare, nga incesti kishte mbetur shtatzënë dhe kishte abortuar.

Në moshën 25-vjeçare ajo ishte larguar nga shtëpia në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë”, dhe ishte strehuar në një Kishë Ortodokse.

Aty ajo e kishte ndarë historinë me murgeshat, të cilat e kishin bindur që të denonconte rastin në polici. Vajza jetonte vetëm me të atin dhe motrën e vogël 24 vjeç, pasi prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002.

64-vjeçari Qirjako Nakuçi, në kohën kur u arrestua tha se gjithçka kishte qenë me dëshirën e vajzës dhe mohoi përdhunimin.

Ndërsa në apelimin që i bëri dënimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, i pandehuri kërkoi pafajësi, me pretendimin se gjithçka ishte sajesë nga e bija dhe ish-bashkëshortja e tij. Ndërkohë Gjykata e Apelit në kryeqytet la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë