Gazeta Si – Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën e tij.
Në pranga ka rënë A.Gj., i cili dhunoi dhe abuzoi seksualisht me partneren e tij.
Sipas burimeve paraprake, çifti ishte në një lidhje prej 2 muajsh. Ngjarja ndodhi mbrëmë pasi u kthyen në banesën e tyre në kryeqytet nga Durrësi.
Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. I riu i dyshuar u arrestua në flagrancë nga punonjësit e policisë.
Disa ditë më parë, një ngjarje e rëndë u regjistruar në Vlorë, ku një 26-vjeçare është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa persona, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të renë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




