Gazeta Si – Dy versione të ndryshme japin për mediat nëna e vajzës që dyshohet se është përdhunuar nga kryeplaku i fshatit Rehovë (Njësia Administrative Vithkuq) në Korçë dhe ajo e këtij të fundit, e cila mohon ngjarjen.
Valbona Grozdani, nëna e 23-vjeçares që ka probleme të shëndetit mendor, thotë se kur ka ardhur bashkëshorti i saj në shtëpi, e ka gjetur të zhveshur kryeplakun me vajzën e saj.
“Ishim në arrë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor, – tregon Valbona Grozdani për mediat. – Kishte pirë ai. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. S’kemi patur konflikte. Vajza s’është aq mirë se u trondit”.
Ndërsa Ervehe Rrapo, nëna e kryeplakut të fshatin Rehovë, Ervis Rapo, i cili akuzohet për kryerjen e marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur, mohon akuzat ndaj djalit të saj.
Ajo thotë se djali i saj ka qenë i pirë dhe se nuk kishte shkuar në shtëpinë e 23-vjeçares.
“Isha te një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është”, pohon nëna e autorit të dyshuar për mediat.
Një ngjarje e tillë, ka sjellë arrestimin nga policia të Ervis Rapos, për akuzën e kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



