Ka ndodhur

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon ambasadorja Kim: Jo do të thotë jo

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dënuar dhunën seksuale që i është shkaktuar një vajze 15-vjeçare nga pesë persona në një fshat të Mirditës, duke deklaruar se përdhunimi është krim dhe i bashkohet të gjithë atyre që kërkojnë dënimin e autorëve.

Përmes një shënimi të shkurtër në profilin zyrtar në Tëitter, Kim thekson se i bashkohemi aktivistëve dhe qytetarëve të tjerë që kanë kërkuar dënimin e atyre personave që abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren.

Sipas saj, përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Ajo thekson se ajo çfarë duhet të jetë tani si prioritet është një shërbim social dhe shëndetësor, deri në shërimin e plotë të vajzës, si dhe ndëshkim për abuzuesit.

“Ne i bashkohemi aktivistëve dhe të gjithë të tjerëve që flasin për dënimin e atyre personave që abuzuan seksualisht me një vajzë të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ajo çfarë duhet të bëhet në krye të radhës është: 1) shërbim social dhe shëndetësor deri në shërimin e plotë të vajzës 2) drejtësi. Ti jepet fund dhunës ndaj gruas. Jo, do të thotë JO #tinukjevetem”, shkruan Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë