Lojëra me Dore

Përcaktohen titullarët e ndeshjes së yjeve, James dhe Durant kapitenë

Pak surpriza në ndeshjen e yjeve të basketbollit amerikan, që shumë dëshirojnë të mos luhet. Janë bërë të ditur tashmë emrat e dy 5-sheve, ndërsa emrat e rezervave do të mësohen të martën.

Emrat e 10 lojtarëve më të mirë janë zgjedhur në bazë të votave të tifozëve (50%), të vetë basketbollistëve (25%) dhe preferencave të një numri të përzgjedhur gazetarësh (25%).

Në skuadrën e Lindjes, Nets përfaqësohen me Kyrie Irving dhe Kevin Durant, të cilëve u shtohen Bradley Beal i Wizards, Giannis Antetokounmpo dhe qendra Joel Embiid. Durant, lojtari që ka marrë më shumë vota, do të jetë kapiten dhe ka detyrën të zgjedhë skuadrën që do të përballojë më 7 mars seleksionin e udhëhequr nga kapiteni LeBron James, më i votuari në Perëndim.

LeBron James, kapitei i Perëndimit. Gazeta Si, 19 shkurt 2021

Përveç James, Perëndimi ka në 5-she edhe Steph Curry të Warriors, Luka Donçiç të Mavericks, Kawhi Leonard të Clippers dhe Nikola Jokiç të Nuggets. Rezervat, nga 7 për çdo konferencë, do të përzgjidhen nga trajnerët e NBA-së dhe do të mësohen të martën. Sapo të kompletojnë organikën, James dhe Durant do të përcaktojnë dy skuadrat më 4 mars.

“Të përjashtuarit”, por që gjithsesi do të jenë në Atlanta si rezerva, janë Antony Davis dhe Damian Lillard në Perëndim, kurse në Lindje James Harden dhe Jayson Tatum.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë