Paris 2024

Përballja Japoni-Francë në basketboll shndërrohet në qesharake!

Olimpiada e Parisit nuk ka të sosur me surprizat dhe ngjarjet e rralla. Duke filluar nga ceremonia e çuditshme dhe e shumë debatuar e deri tek sportet. Dhe me që jemi tek sportet, vlen të theksohet se jo të gjitha disiplinat janë të përshtatshme për të gjitha shtetet, kombet dhe karakteristikat e tyre.

Ja çfarë ndodh kur sheh një ndeshje basketbolli mes aziatikëve, njerëz me karakteristika fizike shumë të ndryshme me këtë sport, ku mes të tjerave, baza është gjatësia, dhe një shteti europian si Franca ku falë edhe kolonive të shumta, ka një përziere racash dhe sigurisht përzgjedhje shumë më cilësore.

Kështu në ndeshjen e basketbollit në Olimpiadën e Francës mes Japonisë dhe Francës ka rënë në sy disniveli I gjatësisë, sidomos në dyluftimet mes Wembanyamas 224 cm dhe basketbollistit japonez Togashi 167 cm.

Një pamje sa për të qeshur aq edhe e pabesueshme, kur bëhet fjalë për dy skuadra që luajnë të njëjtin sport, por që nga këto foto gjërat shndërrohen në satirike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë