Para

Përballë rritjes së fortë të frangës, Zvicra çon në 0% normën e interesit

Banka kombëtare e Zvicrës ka ulur normat e interesit në zero, përballë sfidave të rritjes së monedhës që prej tensioneve tregtare në botë.

Është hera e parë që vendi alpin, i cili është një nga të paktët globalisht që eksperimenton me norma negative, ka një normë interesi zero, pasi trajton vonesën e inflacionit dhe një frangë zvicerane në rritje, një monedhë e sigurt që investitorët e kanë blerë në mes të luftës tregtare të presidentit amerikan Donald Trump.

Ulja vjen pasi inflacioni vjetor në Zvicër ra në minus 0.1% në maj, leximi i parë negativ në katër vjet. Franga zvicerane në rritje – 10% kundrejt dollarit këtë vit – ka ulur koston e importeve, duke zvarritur çmimet e konsumit.

Franga zvicerane u forcua pas uljes së pritshme të së enjtes, por rezultoi e qëndrueshme ndaj dollarit.

Kreu i Bankës Martin Schlegel tha për mediat se banka nuk do të shkojë ende në norma negative pasi do të prekte pensionistët, depozituesit dhe të tjerë.

Rritja e mprehtë e monedhës zvicerane këtë vit ka komplikuar politikëbërjen. Banka po përpiqet të lehtësojë presionin pa shkaktuar akuza për manipulim të monedhës nga SHBA, të cilat e vendosën Zvicrën në një listë vëzhguese gjatë mandatit të parë të Trump. Analistët thonë se ulja e normave është një rrugë diplomatikisht më e sigurt se sa ndërhyrja e drejtpërdrejtë në FX.

Zvicra prezantoi për herë të parë normat negative të interesit në dhjetor 2014, kur SNB vendosi normën e depozitave në minus 0.25^ për të frenuar mbiçmimin e frangut mes flukseve hyrëse të sigurta.

SNB në një fazë e uli normën në minus 0.75 për qind, niveli më i ulët në botë. Politika mbeti në fuqi për më shumë se shtatë vjet, duke e bërë gjithashtu një nga periudhat më të gjata të normës negative në botë derisa doli nga ajo në 2022.

Ulja e së enjtes krijon një situatë potencialisht të ndërlikuar për bankat zvicerane. Ata nuk fitojnë më interes për rezervat e tyre me SNB-në, por teorikisht kanë më pak justifikim për t’ia kaluar atë kosto klientëve.

Daniel Kalt, kryeekonomist në UBS, banka më e madhe e vendit, tha se zero % ishte ndoshta skenari më i vështirë për bankat.

“Për sa i përket presionit mbi marzhet neto të interesit, nuk mund të ishte më keq se sa me situatën që kemi sot. Me këtë, është e vështirë për bankat të justifikojnë tarifat e klientëve siç bënë gjatë periudhës së mëparshme të normave negative të interesit,” tha Kalt./FT


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë