Treg

Për vitin 2021, në Shqipëri u miratuan 2.3 mln m2 leje ndërtimi. 71% vetëm në Tiranë

Gjatë gjithë vitit 2021, në Shqipëri u dhanë 1.396 leje ndërtimi me një sipërfaqe prej 2.3 mln metër2. Rritja sipas sipërfaqes nga viti 2020 raportohet 45.3%.

Vetëm për tremujorin e fundit të vitit 2021 janë dhënë 356 leje ndërtimi me sipërfaqe 608.870 m2.  Sipas lejeve, numrin më të madh e zënë rezidencat me një apo dy kate , por sipërfaqen më të madhe sipas metrave katrorë e zënë pallatet, njëkohësisht edhe me vlerën më të madhe.

Lejet dhe sipërfaqet më të mëdha të ndërtimit janë dhënë në Tiranë,  ku për të gjithë vitin 2021, lejet e dhëna në të arrijnë 1.6 mln metër2, sa 71% i të gjithë sipërfaqes ku do të ndërtohet në vit.

Rritja është e madhe nga 2020-a, ku për shkak të kufizimeve të pandemiaë, disa procese u ngadalësuan, por edhe nga 2019-a që ishte viti rekord për lejet e ndërtimit, duke u rritur me 17% për 2021-shin.

Shifrat tregojnë se rritjen më të madhe të dhënies së lejeve e ka pësuar qarku i Vlorës, me 380%, pasuar nga qarku i Fierit, me 83.3%. Rënie të lejeve të ndërtimit kanë pësuar qarqe si Tirana, me 9.2%, Korça, Kukësi, Dibra dhe Lezha, e cila ka dhe rënien më të madhe me, 87%. Rikujtojmë se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, qarku i Lezhës regjistronte numrin më të madhe të lejeve të ndërtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë