Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nëpërmjet një tenderi ka njoftuar se të gjithë fermerët që do të aplikojnë apo kanë aplikuar për përfitimin e naftës pa akcizë do të duhet të hedhin të dhënat e tyre online, madhësinë e tokës, bashkë me pronësinë e saj ose kontratën e qerasë si dhe kulturën e mbjellë.
Për të shmangur dhe limituar abuzimet, autoritetet thonë do të përqëndrohen tek verifikimi i NIPT-eve të reja që do të hapen dhe më pas të regjistrohen në Regjistrin Kadastral ku numërohen 1.7 milionë prona të paluajtshme të digjitalizuara.
“Ky kontroll konsiston në verifikimin e të dhënave të pronës në Regjistrin Kadastral, i cili aktualisht ka rreth 1.7 milion pasuri të digjitalizuar në këtë Regjistër. Kërkesa e ardhur në backend-in e ASHK-së nga portali e-Albania, duhet të ketë përveç NIPT të subjektit, edhe NID të përfituesit të shërbimit. Shërbimi do të ofrohet me kosto zero për fermerin, tarifë kjo që do të mbulohet nga MBZHR sipas VKM Nr.389 Datë 13.05.2020 e ndryshuar”- sqarohet në dokumentin e publikuar AKSHI-t.
Tenderi sipas AKSH-it ka për qëllim popullimim dhe përshtatjen e regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme për të mundësuar lëshimin e ekstraktit informues nga sistemi i pasurive të paluajtshme për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Fondi i vënë në dizpozicion është 10.9 milionë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




