Indeksi vjetor i çmimeve të prodhimit bujqësor gjatë vitit 2020 u rrit me 0.8%, krahasuar me vitin 2019.
Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rënie prej 2%, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale shënoi rritje me 4.5 %, krahasuar me një vit më parë.
Rritjen më të madhe për një vit e ka pësuar qumështi me 8.1%, drufrutorët me 2.6%, mish peshë e gjallë me 2% dhe çmimet e grupit drithëra me 1.5%, krahasuar me vitin 2019.

Në të njëjtën periudhë, produktet me rënien më të madhe të çmimit janë patatja me 29.4%, bimët foragjere me 2.9%, perimet me 1.4% dhe çmimet e grupit bimë Industriale me 0.8%.
Nga grafiku vihet re se ecuria e çmimeve të tregut të produkteve blegtorale ka qenë më e qëndrueshme, ndërsa e atyre bimore ka kaluar shumë herë nën dhe mbi mesataren e vendosur.
Në të kundërt sektori i blegtorisë shënoi rënie si numër krerësh ashtu edhe në prodhime, teksa çmimit për produktet blegtorale u rriten.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




