Gazeta Si – Për nderin, renditjen dhe rinisjen: që nga sot në mbrëmje duhet të nisë cikli i ri i Italisë së Mançinit. Ndeshja me Turqinë vlen më shumë se sa mund të mendohet. Në letër është një ndeshje mes dy skuadrave të eliminuara nga gara për në Botërorin e Katarit, por ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e italianëve.
Në këto kushte, është e ndalur të nënvlerësohet kjo ndeshje për të mos bërë një tjetër figurë të shëmtuar dhe për të mos humbur pikë të tjera në renditjen e FIFA-s, pikë që nesër mund të jenë të dobishme për shortin e ardhshëm.

Italia për momentin është e 6-ta në këtë renditje, por nuk ka mundësinë të bëjë hapa përpara, sepse nuk do të marrë pjesë në Botëror dhe shanset për të dalë nga ‘top 10’ brenda një kohe të shkurtër janë të mëdha. Dhe ky do të ishte një dëm i madh.
Edhe në planin moral duhet një reagim, një shkundje. Në Konia, sfida mes dy skuadrave të dëshpëruara është një rast për të ngritur kokën dhe për të parë përpara, me pak më shumë besim. E vështirë, por duhet një rinisje, siç ka thënë edhe trajneri Mançini, pasi ka shuar dyshimet për të ardhmen e tij.
Italia që do të zbresë në fushë duhet të shkojë në drejtim të rilindjes. “Senatori” Kielini, ndoshta në ndeshjen e fundit si “axurr”, dhe shumë të rinj. Nga Tonali te Raspadori, duke kaluar te Skamaka dhe Xaniolo. Një provë e rëndësioshme në një mbrëmje që askush nuk do të donte ta përjetonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




