Kosova

‘Për luftë flet Kosova, jo Serbia’, Vuçiç: Ne duam thjesht të mbrojmë Kushtetutën

Nga Gazeta 'Si'-Serbia nuk dëshiron luftë me Kosovën. Kështu i është përgjigjur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pyetjes së bërë nga mediat në Gjenevë, ku gjendej për një vizitë. Sipas tij, është Prishtina që flet për luftë dhe jo Beogradi.

“Ne nuk na pëlqen të shkojmë në luftë dhe nuk planifikojmë të shkojmë në luftë. Ne duam të ruajmë Kushtetutën tonë, interesat tona jetike kombëtare dhe shtetërore duke respektuar shqiptarët, duke folur dhe duke i zgjidhur problemet me dialog”, theksoi Vuçiç.

Ai përsëriti akuzat për spastrim etnik të serbëve në veri dhe fajësoi kryeministrin Albin Kurti për politikë joserioze.

I pyetur për protestat në Preshevë dhe Bujanoc, Vuçiç tha se do i dëgjojë me vëmendje të gjithë njerëzit në ato vende dhe paralajmëroi se së shpejti do të zhvilloje atje vizita.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë