Për herë të parë në botë është bërë e mundur që dy pacientë të marrin gjak të krijuar në një laborator.
Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë futur sasi të vogla gjaku laboratori te pacientët për të parë se si reagon trupi në një situatë të tillë.
Edhe pse sigurisht që transfuzionet e gjakut do të bëhen nga njerëzit që dhurojnë, qëllimi i studiuesve është të prodhohen grupe gjaku që janë të vështira për t’u gjetur.
Nëse gjaku nuk përputhet, atëherë trupi fillon ta refuzojë dhe trajtimi dështon.
Si do të krijohet gjaku?
Projekti kërkimor ka ekipe në Bristol, Kembrixh, Londër dhe në NHS Blood and Transplant dhe fokusohet në qelizat e kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit.
Nga më pak se gjysmë litri gjak, përdoren rruaza magnetike për të nxjerrë qeliza staminale fleksibël që janë të afta të shndërrohen në qelizë të kuqe të gjakut.

Këto qeliza staminale “rriten” në numër të madh në laboratorë që më pas bëhen qeliza të kuqe të gjakut.
Procesi zgjat rreth tre javë dhe një grup fillestar prej rreth gjysmë milioni qelizash burimore krijojnë rreth 50 miliardë qeliza të kuqe të gjakut.
“Ne duam të bëjmë sa më shumë gjak të jetë e mundur në të ardhmen, kështu që vizioni në kokën time është një dhomë plot me makineri që e prodhojnë atë vazhdimisht nga një dhurim normal gjaku”, tha Toye.
Dy pacientët e parë do të marrin dy dhurime prej 5-10 ml me një distancë prej të paktën katër muajsh, një sasi gjaku normal dhe një sasi gjaku laboratori ku shkencëtarët mendojnë se gjaku i laboratorit do të jetë më efikas se normali.
Qelizat e kuqe të gjakut zakonisht zgjasin për rreth 120 ditë përpara se të duhet të zëvendësohen. Një dhurim tipik gjaku përmban një përzierje të qelizave të kuqe të gjakut të rinj dhe të moshuar, ndërsa gjaku i laboratorit është i gjithi i sapo bërë, kështu që duhet të zgjasë plot 120 ditë.
Studiuesit gjithashtu dyshojnë se kjo mund të sjellë donacione më të vogla dhe më të rralla në të ardhmen.
Farrukh Shah, drejtor i transfuzionit në NHS Blood and Transplant, tha se ky kërkim lider në botë hedh themelet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut që mund të përdoren në mënyrë të sigurt për transfuzion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




