Gazeta Si – Një datë për t’u shënuar në kalendar edhe kjo. Më 19 shtator, një 4-she arbitrash shqiptarë do të gjykojë një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Dhe është një arritje jo e vogël.
Bëhet fjalë për ndeshjen mes Jang Bojs dhe Lajpcig, që do të gjykohet nga Enea Jorgji arbitër kryesor, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj asistentë të tij dhe Florian Lata arbitër i katërt.

Edhe arbitrimi shqiptar bën kështu një hap shumë të rëndësishëm përpara. Deri tani ‘bilbilat’ shqiptarë kishin vënë drejtësi në ndeshjet eliminatore, kurse tani do të provojnë veten edhe në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh në Europë.
Enea Jorgji është promovuar nga Komiteti i Arbitrave të UEFA-s në kategorinë e parë. Kategoria më e lartë e arbitrimit është “Elite”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




