Shendet

Për herë të parë në botë, transplantohet zemra që kishte pushuar së rrahuri prej 20 minutash

“Ne vërtetuam se një zemër që ka pushuar së rrahuri prej 20 minutash, mund të transplantohet”, thotë Gino Gerosa, drejtori i departamentit të kardiologjisë në spitalin e Padova-s.

Në Padova është bërë i mundur transplanti i parë i një zemre që kishte pushuar së rrahuri prej 20 minutash.

“Ne ishim të parët në botë që demonstruam se një zemër që ka ndërprerë të gjithë aktivitetin elektrik për 20 minuta mund të përdoret për një transplant zemre”, thotë Gino Gerosa, drejtor i kardiokirurgjisë në spitalin e Padovas, i cili kreu operacionin më 11 maj me bashkëpunimin e Departamentit të Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të Treviso-s.

Në të kaluarën kishte ndodhur që transplantet të bëheshin me zemër të “ndaluar” për disa minuta por ligji italian, në këto raste, parashikon që organet e një personi të vdekur mund të përdoren vetëm nëse zemra e viktimës ka pushuar së rrahuri 20 minutat e fundit ose më pak.

Gino Gerosa, drejtor i kardiokirurgjisë në spitalin e Padovas

Në këtë rast, dhuruesi ishte një burrë që vuante nga një arrest kardiak, me një dëmtim të trurit të pakthyeshëm.

Zemrën e tij e mori një pacient 46 vjeçar i cili ka bërë 2 herë ndërhyrje në zemër dhe mund të shpëtonte vetëm nëse bënte transplant zemre.

Ai ishte futur në listë pritje që nga viti 2020.

Pasi zemra e pacientit pushoi, doktorët arritën të rikthejnë rrahjet e zemrës para se të bëjnë transplantin.

“Ky rezultat i jashtëzakonshëm mund të çojë në një rritje prej 30% të numrit të transplanteve, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore”, shpjegoi Gerosa.

Rëndësia e ndërhyrjes u nënvizua edhe në konferencën për shtyp nga politikani Luca Zaia.

“Ky është një lajm emocionues. Po hapet një faqe e re në historinë e transplantimit të zemrës, rezultat i një pune të jashtëzakonshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë