Shendet

Për herë të parë, mjekët do trajtojnë endometriozën në mënyrën e duhur

Studiuesit në Sidnei të Australisë kanë bërë një hap të rëndësishëm në trajtimin e endometriozës, duke gjetur trajtime për lloje të ndryshme të saj.

Për herë të parë, mjekët do jenë në gjendje të ndryshojnë trajtimet për lloj të ndryshme të endometriozës dhe të përmirësojnë shëndetin e grave që jetojnë me sëmundjen e dhimbshme.

Studiuesit nga spitali i Sidneit kanë rritur indet nga çdo lloj endometrioze të njohur, duke vëzhguar ndryshimet dhe duke krahasuar se si ato reagojnë ndaj trajtimeve.

Profesori i obstetrikës dhe gjinekologjisë në spitalin Mbretëror të Sidneit për Gratë, Jason Abbott, tha se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm.

Endometrioza është një sëmundje kronike me simptoma që përfshijnë dhimbje barku, perioda të rënda, fryrje, gjakderdhje nga fshikëza, lodhje, ankth të shkaktuar nga dhimbja dhe infertilitet.

Abbott thotë se zbulimi do të thotë se lloje të ndryshme të endometriozës do të trajtohen në mënyrë më efektive, në një mënyrë të ngjashme me kancerin e gjirit.

“Duke ditur llojin e endometriozës, ne do të jemi në gjendje të parashikojmë nëse një paciente ka të ngjarë të përjetojë një formë agresive, invazive të sëmundjes dhe të ofrojmë trajtimin e duhur.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë