Nga Gazeta Si- Për herë të parë në histori, një trupë e plotë arbitrash shqiptarë (kryesor, asistentë, arbitër i katërt, VAR dhe AVAR) do të gjykojnë së bashku një ndeshje në kompeticionet Europiane.
Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në takimin Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League.
Ndeshja do të luhet ditën e enjte më 3 tetor në Gjermani në stadiumin “FCH Arena Heidenheim”, në orën 18:45.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.