Ekonomi

Për ekonominë, rreziqet klimaterike nuk janë më teori

Krizat klimaterike, ashtu si krizat financiare, do të jenë dëmtuese, të paparashikueshme dhe thuajse të pamundura për tu shmangur.

Vitin e kaluar Banka Qendrore e Australisë shpresoi se me uljen e interesave të kredive do të mund të shënonte një pikë kthimi për ekonominë e saj që dukej se veçse po ngadalësohej. Kjo ishte përpara zjarreve më të këqija (të përhapura përgjatë pyjeve të New South Wales) që kishin goditur në histori turizmin, besimin e konsumatorëve (matës statistikor i perceptimit të blerësve ndaj kushteve ekonomike të së tashmes dhe të ardhmes) dhe parashikimin për rritje ekonomike.
Mirësevini në një botë në të cilën impakti ekonomik i ndryshimit klimaterik është jo më i largët dhe paperceptueshëm. Puerto Rico kurrë nuk e mori veten nga huragani “Maria” i vitit 2007. Kombinimi i thatësirave ekstreme në Kaliforni me linjat energjitike të keqmbajtura, shkaktoi zjarre pyjore të tmerrshme e si rezultat falimentimin e disa prej firmave të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe ndërprerje energjie për periudha të tejzgjatura.
Ngrohja globale, me ndryshimet klimaterike, nuk mund të jetë shkaktari kryesor për çdo event ekstrem klimaterik duke përfshirë këtu uraganin Maria, zjarret masive pyjore të Kalifornisë apo Australisë. Por, kjo e fundit, e rrit probabilitetin e ndodhshmërisë së këtyre eventeve natyrorë me përmasa negativë katastrofikë.
Krizat klimaterike përgjatë 30 viteve të ardhshme mund t’u ngjasojnë shumë krizave financiare të rëna gjatë dekadave të fundit. Pra potencialisht shkatërrimtare, të paparashikueshme dhe - duke marrë parasysh faktorët e fuqishëm shkaktues - të pashmangshme.
Klima është ngjitur në majën e shqetësimeve të bizneseve.
Çdo vit, Forumi Ekonomik Botëror pyet liderët e bizneseve, të politikës, akademikës dhe OJF-ve të rendisin risqet më të mundshëm dhe më me konsekuencë, nga sulmet kibernetike gjer tek krizat fiskale. Këtë vit gjatë takimit vjetor në Davos, të Zvicrës. Risqet lidhur me klimën morën pesë vëndet e para përsa I përket mundshmërisë, hera e parë që njëçështje të rezultonte e këtillë gjatë historisë 14-vjeçare të sondazheve të “World Economic Forum”.
Sigurisht që ekonomitë gjithnjë kanë qenë vulnerabël ndaj fatkeqësive natyrore. Përpara revolucionit industrial, dështimi i të mbjellave ishte shkaku kryesor i recesioneve. Sezoni “monsoon” ose ndryshe i shirave, mbetet një variabël ekonomik kyç në Indi, ndërsa tërmeti “Tohoku” dhe cunami i 2011 shkaktuan recesionin në Japoni.
Ndonëse përllogaritjet e impaktit ekonomik janë plot paqartësi, ato nuk tregojnë se ndonjë ekonomi e madhe do të shkojë në recesion, apo akoma dhe më pak e mundur, në depresion ekonomik.
Studime të ripunuara nga David Mackie i JPMorgan Chase sygjerojnë se ndryshimi klimaterik mund të ulë prodhimin e brendshëm bruto nga 1% në 7% gjer në vitin 2100, duke supozuar se faktorët e tjerë makroekonomikë janë në normalitet. Duke marrë në konsideratë se impakti është i shpërndarë përgjatë 80 viteve, në të cilën të ardhurat për frymë më shumë mundësi do të rriten nga 300% në 400%, dhe impaktet e mëdha e ndryshimeve klimaterikë do të duken të vogla.
Ndryshimet agregate në GDP, ndonëse mund të duken çorientuese. Teksa temperaturat botërore rriten, probabiliteti I temperaturave ekstreme dhe eventeve me konsekuencat ekonomike shoqëruese duhet të rritet.
Kjo marrëdhënie është e theksuar në një studim të publikuar këtë të enjte nga instituti global i McKinsey (kompani lider botëror në konsultat e menaxhimit). Është përllogaritur se në vitin 2015 verërat e pazakonshme të nxehta kanë ndikuar 15% të sipërfaqes tokësore të hemisferës veriore, shumë më lart krahasuar me 0.2% që ishte efekti përpara 1980.
McKinsey ka përllogaritur se ndryshimet klimaterike çuan në 2019 në vdekjen e 1500 individëve në Francë si rezultat i vaIës së nxehtë që preku Europën. Si dhe i bënë zjarret pyjore, si ato që shkatërruan Albertën veriore në ShBA, gjashtë herë më të mundshme.
McKinsey projekton se me shumë mundësi gjer në vitin 2050 do të kemi rënie prej rreth 10% në drithëra, misër dhe sojë. Sigurisht që nuk do të ketë mungesa nëpër tregje të këtyre produkteve por rritja e cmimit është e mundshme. Probabiliteti se një ciklon katastrofik dëmton prodhimin e gjysmës së vendeve në Paqesorin Perëndimore do të dyfishohet ose katërfishohet gjer në 2040. “Një event i këtillë potencialisht mund të çojë në shumë muaj humbjeje prodhimi për kompanitë e ndikuara”, pohohet nga McKinsey. Probabiliteti i shirave të rëndë që mund të ndalojnë industrinë e minierave të elementëve te rrallë tokësorë në Kinën juglindore, jetësore për shumë pajisje elektronike, do të rritet nga 2.5% që është tani në 6% gjer në 2050.
Ky studim vjen me shumë kufizime të tjera. Projektimet tregojnë se nuk ka hapësirë për adaptim, ndonëse disa biznese që shumicën e aktivitetit e ushtrojnë në natyrë do të kalojnë brenda mureve të një zyre. Gjithashtu disa biznese do të rialokohen si rezultat i fushave të përmbytura dhe fatmirësisht siguracionet do të gjenden pranë për të hequr një barrë të kostove për disa biznese.
Por adaptimi gjer këtu mund të shkojë. Njerëzit nuk mund t’u mbijetojnë temperaturave të larta të tejzgjatura dhe lagështisë përtej një limiti. Këto limite rrallë preken sot, por do të arrihen rregullisht në të ardhmen e afërt në disa rajone.
Adaptimet dhe siguracionet do të jenë tepër të kushtueshme. Gjithashtu numri i siguracioneve mund të ulet, teksa numri i eventeve klimaterikë ekstremë rritet.
Disa në Ëall Street po nisin ta trajtojnë ndryshimin klimaterik ashtu siç do ta trajtonin krizën financiare. Ndryshimi klimaterik është pothuajse padiskutim shqetësimi kryesor që klientët e “BlackRock” (kompani për menaxhimin e investimeve) po ngrenë rreth botës. Laurence Fink, CEO dhe drejtor i bordit drejtues, u kishte thënë këtë javë shefave të tij ekzekutivë se klima do të jetë kriter kyç në vendimarrjen e investimit të 7 trilionë USD të klientëve të tij.
Disa banka qendrore janë duke diskutur në panelet e tyre mbi ngrohjen globale në mënryë të ngjashme me diskutimet që realizojne mbi krizat financiare. Christine Lagard, presidentja e re Bankës Qendrore Europiane i tha Parlamentit Evropian vjeshtën e kaluar se “si minimum Banka Qendrore Europiane duhet të inkorporojë riskun e ndryshimit klimaterik në modelet e saj makroekonomikë”.
Por të shqetësohesh nuk është e njëjta gjë dhe nuk ka vlerë nëse nuk bën diçka mbi këtë problem. Ndryshe nga krizat financiare as Wall Street dhe as bankat qendrore nuk kanë mjetet për të ndryshuar faktorët që çojnë në shpeshmërinë e krizave klimaterike. Veçse liderat politikë mund ta realizojnë dhe madje nuk është akoma e qartë nëse vërtet munden.
Konferenca mbi klimën në Madrid në Dhjetor është shembulli më i fundit i vendeve që nuk arrijnë dot të bashkëpunojnë vendosjen e një rregullatoreje të re mbi limitin e lëshimit të gazrave të dëmshëm për planetin tonë. Me shumë mundësi gjërat do të vijojnë të shkojnë ashtu siç janë për politikëbërësit dhe ligjvënësit në lidhje me këtë çështje, çka do të çojë në mundësinë e rritjes së kostove në përballimin e ndryshimeve klimaterike teksa vonohet dhënia e një zgjidhjeje të saj. /WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë