Analize

Për çfarë ranë dakort Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë?

Kosova dhe Serbia i kanë zgjatur sot për herë të parë dorën njëra-tjetrën,  në Shtëpinë e Bardhë, ku falë ndërmjetësimit të presidentit Donald Trump nënshkruan një marrëveshje.

Pakti i firmosur pasditen e sotme i hap rrugën jo vetëm normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, por edhe investimeve të përbashkëta, të financuara nga SHBA-ja.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve të udhëhequra nga dy këshilltarët e lartë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien dhe Richard Grenell, si dhe vajzës së tij, Ivanka Trump. Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për që të përfshihen në të ashtuquajturën Zonën Mini-Shengen, bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Dy vendet do të punojnë me SHBA për “Hekurudhën e Paqes”, për lidhjen mes Prishtinës, Merdarës dhe Nishit. Po kështu sipas marrëveshjes së nënshkruar, dy vendet do të njohin mes tyre diplomat e certifikatat profesionale. Të dyja palët nuk do të lejojnë përdorimin e 5G. Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja vendet janë pajtuar të punojnë me Departamentin amerikan për Energji, për studim fizibiliteti në mundësinë e përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si burim për ujë dhe furnizim me energji.

Një pikë e rëndësishme për të cilën palët kanë rënë dakord është edhe identifikimi i mbetjeve të të zhdukurve. Pika e parafundit thekson se Kosova është pajtuar që për një vit të shtyjë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia për një vit të pezullojë fushatën dhe lobimin kundër njohjes së shtetit të Kosovës.

Ndërsa, pika e fundit, Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të njohin njëra-tjetrën. Dy vendet do konsiderojnë organizatën Hezbollah terroriste.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Avdulla Hoti dhe presidenti Aleksandër Vucic, theksohet se të dyja palët pajtohen të vazhdojnë përpara me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Ajo përcakton se:

  • Të dy palët do të nisin ndërtimin e autostradës Beograd-Prishtinë, si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar me 4 shkurt 2020.
  • Për më tepër, të dy palët do të angazhohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët për opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port të detit të thellë në Adriatik.
  • Po ashtu Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit dhe EXIM në memorandumet e mirëkuptimit për të ndërtuar projektet e mëposhtme: Autostradën e Paqes
  • Hekurudha Prishtinë- Merdare
  • Hekurudha Nish- Prishtinë
  • Do ë sigurohet financimi për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
  • Një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar do trë vendoset me orar të plotë në Beograd, Serbi.
  • Të dy palët do të hapin dhe Pikën Përbashkët të pikës kufitare në Merdare.
  • Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë për të gjetur zgjidhje për ndarjen e së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.
  • Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
  • Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.
  • Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.
  • Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.
  • Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.
  • Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë