Analize

Për çfarë i duhet Erdoganit Mbretëresha e Anglisë?

Çaji me Mbretëreshën në pallatin mbretëror është një mundësi e mirë për një fotografi, veçanërisht nëse je një president autokratik në mes të një gare të vështirë zgjedhore. I tillë është rasti i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili arriti në Londër më 13 maj për një vizitë tre-ditore. Ministri i Jashtëm britanik, Boris Xhonson, e cilësoi tregun turk jetësor për Britaninë e Madhe gjatë procesit të “Brexit”, pavarësisht se dikur kishte shkruar një poemë poshtëruese për Erdogan. Ndërkohë, vizita e kreut turk në Britani të Madhe vjen pas disa pengesave të njëpasnjëshme në fushatën zgjedhore.

Javën e kaluar, Erdogan i dorëzoi opozitës së bashkuar një sllogan efektiv në një pjatë argjendi”, duke deklaruar në mënyrë të pakujdesshme se nëse publiku dëshiron që ai të largohet njëherë e mirë nga politika mjafton t’i thojë “mjaft”. Disa orë më vonë mbi një milion turq postuan hashtagun #tamam (mjaft). Ndërkohë, lira turke vazhdon të bjerë dhe perspektiva e përgjithshme ekonomike e vendit është e pasigurtë. Shpresa e Erdoganit për mbajtjen e tubimeve në kryeqytetet evropiane, u pengua nga kombet evropiane, të cilat nuk donin të rrezikonin një konfrontim tjetër me presidentin. Bosnja ishte i vetmi vend evropian ku Erdogan arriti të planifikonte një tubim fushate. Kjo është arsyeja pse pritja me një tapet të kuq nga kryeministrja britanike Theresa May është kaq e rëndësishme për Erdoganin.

Erdogani dhe Mbreteresha 

Fuqizimi i Erdoganit

Përveç takimit me ministrat e qeverisë, Erdogan ka drejtuar një takim mes drejtorëve turq të biznesit dhe atyre britanikë. Turqia është partneri i njëmbëdhjetë më i madh tregtar i Britanisë, ndërsa vetë Lodra është partneri i dhjetë i Turqisë. Në vitin 2016, fitimi i tregtisë dypalëshe ishte rreth 17 miliardë dollarë (14.2 miliardë euro) ndërkohë që të dyja vendet shprehën synimet për të çuar këtë shifër përtej 20 miliardë dollarëve. Tanimë kemi aryse të mëdha që të presim që ky objektiv të përmbushet.

Megjithëse po largohej nga BE-ja, Britania e Madhe ishte gjithmonë “avokati i djallit” për pranimin e Turqisë në union. Londra gjithashtu ishte ndër vendet e para që ka shprehur solidaritet pas përpjekjes së grushtit të shtetit, në korrik të vitit 2016, për të cilin qeveria turke fajëson pasuesit e predikuesit Fetullah Gulen.

Që atëherë, ka pasur një stuhi vizitash zyrtare në Londër dhe Ankara, duke përfshirë edhe ministrin e jashtëm britanik Boris Xhonson, i cili bëri thirrje për një marrëveshje më gjithëpërfshirësë, pas tregtisë së lirë me Turqinë.

Turqia larohet nga Perëndimi

Por "partneriteti strategjik" është një emërtim i gabuar. Nuk ka asgjë strategjike në marrëdhëniet dypalëshe. Sigurisht, të dyja vendet janë anëtarë të NATO-s, por Turqia po largohet gjithnjë e shumë nga Perëndimi. Jo vetëm se ka rënë dakord të blejë systemin rus për mbrojtjen nga raketat, por pasi Sergai Skripal dhe vajza e tij u helmuan nga një agjent nervor, Turqia nuk u bashkua me aleatët e Britanisë në dëbimin e spiunëve rusë. "Partneriteti strategjik" është një mënyrë e bukur për të theksuar rëndësinë e marrëdhënies tregtare. Lodra shpreson se marrëveshja e kompanisë “BAE Systems” është e para e shumë kontratave fitimprurëse jo vetëm në industrinë e armëve, por edhe në sektorët farmaceutikë, kimikë dhe teknologjisë.

Gylenistë në Britani?

Ndryshe nga partnerët e tjerë tregtarë të Turqisë si Gjermania, Suedia dhe Holanda, Britania e Madhe nuk ka një prani të fortë të aktivistëve gylenistë, armiku publik i Ankarasë. Mbretëria e Bashkuar nuk është as qendër për Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila po kryen një kryengritje kundër shtetit turk për tre dekada rrjesht.

Sigurisht, mund të shihni ndonjë flamur të PKK -së në ndonjë një lagje, por kjo vështirë krahasohet me tubimet e mëdha pro PKK-së që kanë ndodhur në disa qytete evropiane. Gjithashtu, Britania e Madhe ka shmangur qëllimisht temën e shkeljeve të të drejtave të njeriut turke nga qeveria turke.

Sigurisht, ka patur një serë protestash gjatë vizitës së Erdogan në Britaninë e Madhe, por ishin të vogla dhe nuk u pasqyruan në shtypin turk. Përkundrazi, imazhet e Erdoganit duke u përshëndetur nga Mbretëresha mbërritën e në dyert e çdo familjeje turke, duke i shtruar kështu tapetin e kuq Erdoganit drejt pallatit presidencial.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë