Për 9 muajt e parë të vitit 2021, në Shqipëri u regjistruan 52.357 automjete të reja sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Kjo shifër për 9 muaj është rreth 2% më e lartë sa numri total i automjeteve të regjistruar për të gjithë vitin 2020.
Autoveturat përbëjnë rreth 85% të automjeteve në total, 44.427 të tilla.
Sipas DPSHTRR, për nëntë muaj janë regjistruar 44.427 autovetura.

Afërsisht 39% e mjeteve të regjistruara i takojnë drejtorisë rajonale të Tiranës, me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2020, kur në Tiranë ishin regjistruar rreth 39.5% e mjeteve të reja.
Vitin e kaluar u regjistruan rreth 52 mijë automjete të reja, ndërsa u çregjistruan në mënyrë të përhershme vetëm rreth 3.200 të tilla. Deri në mesin e këtij viti, në Shqipëri raportoheshin 711.359 automjete aktive ose të çregjistruara përkohësisht. Që nga fillimi i vitit e deri në fund të qershorit, numri i mjeteve që qarkullojnë është rritur me afërsisht 35 mijë mjete ose rreth 5.1%.
Një problem dhe karakteristikë e lëvizjes automobilistke në Shqipëri janë makinat e vjetra, sipas DPSHTRR-së, 70% e makinave aktive në vend janë të prodhuara para vitit 2009, ndërsa gati gjysma e totalit, para vitit 2005.
Mjetet hibride në Shqipëri, janë vetëm të përdorura nga transporti publik si taksitë dhe autobusat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




