Një supermarket është në qendër të Peqinit, ndërsa pronari i tij ka rënë pre e dhunës nga autorët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës dhe supermarketi është në pronësi të A.Spahiut.
Grabitësit, të cilët dyshohet se kanë qenë të armatosur, pasi e kanë dhunuar, i kanë marrë në dyqan të gjithë xhiron ditore këtij biznesi, rreth 60 mijë lekë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit të grabitur, por edhe bizneseve të tjera përreth për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të kësaj grabitje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




