Gazeta Si – Pentagoni do të nisë një hetim ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth lidhur me bisedën në aplikacionin “Signal”, në të cilën ai diskutoi një sulm amerikan ndaj rebelëve “Houthi” me anëtarë të tjerë të administratës.
Hetimi do të shqyrtojë nëse Hegseth diskutoi në mënyrë të papërshtatshme planet operacionale për një ofensivë të SHBA-së në Jemen dhe gjithashtu do të shqyrtojë “përputhshmërinë me kërkesat e klasifikimit dhe mbajtjes së të dhënave”, sipas një memo-je nga Inspektori i Përgjithshëm, Steven Stebbins.
Hetimi filloi pasi republikanët dhe demokratët kryesorë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit e kërkuan javën e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.