Taksa

Pensionistët nuk do të paguajnë taksë prone dhe as tatim për banesat AirBnB

Nga Gazeta ‘SI’ – Të moshuarit që japin banesa me qira ditore në platformat Booking dhe AirBnB nuk do të taksohen për të ardhurat e as për pronën.

Ky është plani i qeverisë në në strategjinë e moshimit 2025-2030, me qëllim mbështetjen financiare të tyre.

“Kjo vlen për taksat që vendosen për shtëpitë e banimit, tokën, apo ullinjtë e vreshtat në zonat rurale apo dhe në rastet e apartamenteve, shtëpive në bregdet apo zona malore, të cilat mund të përdoren si AirBnB dhe shfrytëzohen për përfitime personale me qëllim rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë kur pronarët janë individë të moshës 60+”, citohet në dokumentin e miratuar.

Rishikimi i listës së barnave të rimbursueshme me qëllim reduktimin e kostove të jetesës, e veçanërisht për të moshuarit që janë me diabet, Alzhaimer, Parkinson, probleme të shëndetit mendor apo që kanë humbur autonominë, të cilët jetojnë të vetmuar është një tjetër mekanizëm i parashikuar në strategji me qëllim për t’u zbatuar deri në 2030-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë