Nga Gazeta Si- Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po mbante një takim me pensionistët në Durrës, ndalimi i radhës i turit të takimeve, një grup pensionistësh protestuan para Kryeministrisë, duke kërkuar të trajtohen me dinjitet.
Kjo është protesta e dytë që pensionistët bëjnë për një javë, ku kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.
Një nga pensionistët që ishte pjesë e protestës tha se indeksimi nuk del as sa për një biletë urbani për një ditë.
“Jemi shtresa më e varfër e shoqërisë. Indeksimi që bëri nuk na del as një biletë urbani në ditë”, tha një nga minatorët, duke shtuar se u është premtuar tre herë statusi i minatorit dhe Rama nuk e mbajti fjalën.
Edhe një ish-minator foli për statusin, duke i kërkuar qeverisë ta rishikojë.
“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.
Pensionistët i quajnë pensionet qesharake, ndërsa shtojnë se kërkojnë të trajtohen me dinjitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.