Anëtarët e skemës së pensioneve private në vend janë shtuar me 9.7% (rreth 31 mijë anëtarë) gjatë vitit 2020 në krahasim me vitin 2019.

Nga të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), janë rritur dhe shumat e investuara që arrijnë vlerën e 3.6 miliardë lekë. Pavarësisht se ka patur një rritje të ndjeshmë gjatë përiudhës së pademisë, ritmi i rritjes mbetet e ulët në krahasim me dy vitet paraardhëse.
Shoqëritë administruese mbetën të njëjtat “Credins Pensions”, “Sigal”, “Raiffeisen”, “Albisg”.
“Credins Pensions” mban numrin më të lartë të anëtarëve, ndjekur nga “Sigal”. Ndërsa numrin më të madh të aseteve e ka shoqëria “Sigal”.
Nga ndarja gjinore, femrat zënë peshën më të madhe si pjesë e skemës së pensioneve private.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




