Në një intervistë për gazetën polake “Sport Onet”, Robert Lewandowski, pyetjes se kush e meritonte të ishte Topi i Artë nëse do të dorëzohej këtë vit, nuk shpreh asnjë dyshim: “Unë. Kemi fituar gjithçka mund të fitohej, isha ai që shënova më shumë në të gjithë kompeticionet. Mendoj se nëse një lojtar arrin kaq shumë, e meriton këtë çmim”. Çështja, megjithatë, nuk mjafton për ti prishur humorin sulmuesit të Bayern Mynih: “Nuk e mendoj më. Doja Champions League, ishte prioriteti im. E ia dola”.

Gjatë intervistës, polaku ka përshkruar disa momente kyçe të sezonit: “Para ndeshjes me Barcelonën e dinim se do të fitonim. Kishte kaq siguri sa dikush fliste për 5-1 për ne. Pastaj arritëm në 8-2… Gnabry e Kimmich, para se të luanin kundër tyre, nuk më pyetën nëse do ta fitonim atë ndeshje, por nëse do të ngrinim lart kupën. E unë iu përgjigja ‘po’”.
Lewandowski ka folur edhe për interesimin, në vitet e kaluara, të Real Madrid ndaj tij: “Gjatë asaj periudhe e ndjeva shumë mbështetjen e Bayern, që ndoshta në disa momente të tjera kishte munguar, e vendosa ti jepja besim projektit të klubit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




