Gazeta Si – Dy të rinj janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermania drejt Shqipërisë, ku ishin shpallur në kërkim për një sërë veprash penale.
Policia tha se 21-vjeçari Daniel Lala është ekstraduar nga Gjermania, pasi në vitin 2021 GJKKO caktoi masën ‘arrest me burg’ ndaj tij për veprat penale të kultivimit të 4 mijë rrënjëve kanabis dhe grup kriminal.
Ndërsa nga Italia, u ekstradua Kledjon Berberi, 35-vjeçari i shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në qershor të vitit 2024, në bashkëpunim me një person tjetër ka marrë peng brenda një automjeti K.V duke e dhunuar rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.