Gazeta Si – Kaos total për VAR-in e PSG-Njukastëll, që thirri për të parë pamjet arbitrin Simon Marciniak, duke ndikuar që ky i fundit të akordonte penallti në minutën e 98-të. Ishte penalltia e kthyer në gol nga Mbape dhe që barazoi rezultatin në 1-1.
Rezultati i ndeshjes në fjalë mund të ishte vendimtar për vendin e fundit të 1/8-ve të Grupit F, ku bën pjesë dhe Milani. Italianët përplasen me anglezët në ndeshjen e fundit dhe shpresojnë në një ‘dhuratë’ të Borusia Dortmund. Ai që ka paguar pasojat e penalltisë shumë të dyshimtë të Parisit është arbitri i VAR-it, Tomas Kviatkovski.

UEFA ka marrë masa menjëherë ndaj tij, duke e hequr nga e njëjta detyrë për ndeshjen e sotme mes Real Sociedad dhe Salcburgut. Polaku nuk do të jetë në sallën e VAR-it në San Sebastian. Në vend të tij UEFA ka caktuar gjermanin Fritz në minutat e fundit.
Kviatkovski paguan për polemikat e shumta që shpërthyen pas asaj penalltie, për prekjen me dorë të topit nga Livramento në zonë. Një faull i dyshimtë, sepse topi më parë preku gjoksin e lojtarit. Ai thirri në VAR arbitrin e ndeshjes Marciniak, që nuk u bind nga patrioti i tij. Dhënia e penalltisë solli shumë kritika, në Angli u quajt vjedhje.
UEFA e konsideron atë të Kviatovskit një gabim të rëndë, ndaj dhe vendosi të spostojë. Një vendim që e bën edhe më të hidhur rezultatin për Njukastëllin. Trajneri i këtij ekipi, Houi, pas ndeshjes deklaroi: “Nuk mund ta them atë që mendoj vërtet. Topi prek në fillim gjoksin e lojtarit dhe nuk është penallti”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




